Jo pak herë banorë të ndryshëm në lagjen “Mark Lula” kanë marrë iniciativa për mirëmbajtjen e rrugëve kryesore por nuk kanë qenë të mjaftueshme.
Situata më alarmante paraqitet në ditët e fundit, ku si shkak i reshjeve të borës, kalimi i këmbësorëve por jo vetëm është një problem që atw zonë.
“Mark Lula” është një lagje e mbipopulluar kryesisht këto 28 vitet e fundit në Shkodër.
Reshjet e borës të rëna në ditët e fundit e kanë përkeqësuar tepër situatën. Infrastruktura e dobët në këtë lagje, është edhe problemi kryesor për sa i përket qarkullimit në këtë zonë.
Bora dhe akulli kanë mbuluar rrugët duke i bërë të vështira për tu kaluar. Ajo që vihet re është neglizhenca e institucioneve përgjegjëse për të pastruar rrugët kryesore.
Të vetmit që janë përfshirë në pastrimin e rrugicave në këtë lagje janë banorët të cilët kanë pastruar borën para dyerve të shtëpive dhe duket se e kanë humbur shpresën për mbështetje nga institucionet.