“Malësia e Madhe Krenaria e Atdheut dhe Nderi i Kombit” është libri më i ri i studiuesit Mark Uci. Ky libër botohet në kuadër të 110 vjetorit të pavarësiw së Shqipërisë. Përmes fakteve dhe dokumenteve të ndryshme jepen detaje tw pa publikuara mw parw mbi etnogjenezën e fiseve malësore të Malësisë së Madhe.

I janë dashur plot 10 vite kërkime dhe studime autorit për të arritur në shkrimin e këtij libri. Malësore te Malësis së Madhe janë vlerësuar ndër vite nga albanologë dhe studiues të huaj dhe vendas. Një ndër to ka qënë edhe shkodrani Skëndër Beci i njohur dhe si mbrojtësi i malësorëve. Beci arriti të shpëtojë shumë familje malësore nga internimi. Lexuesit do të kenë mundësi ta gjejnë librin “Malësia e Madhe Krenaria e Atdheut dhe Nderi i Kombit” në disa librari.

Studiuesi Mark Uci është gjithashtu autori i një sërë librash të tjerë si: “Historia e shkollës së Tabakëve”, “Cokajt- Udhëheqës të denjë të luftës së malësorëve të Nënshkodrës”, “Ali Demi, biri i Çamërisë trime”, “Llesh Nik Daka dhe lufta patriotike e malësorëve”, “Lezha – tempulli i historisë kombëtare” si dhe i librit “Vuksandedajt e Kelmenit” i cili pritet të botohet së shpejti.

Artikulli paraprakBILALI : VELIPOJA KA THYER ÇDO REKORD KËTË VIT
Artikulli tjetërPAS RRËZIMIT TË QEVERISË, BE-JA BËN THIRRJE PËR NJË QEVERI ‘VËRTET PRO-EVROPIANE’ NË MAL TË ZI