Tezga të amortizuara të sajuara me duart e tyre, baltë kudo ku ato tregtojnë. Kjo është gjendja në markatën e Rusit, teksa dimri po vjen dhe reshjet e shiut kanë nisur. Në një bisedë me tregtarët, ata shprehen se situata në të cilën ndodhen është tepër e vështirë dhe askush nuk po merr masa për zgjidhjen e problemeve.

 

Përveç tregtarëve ata që rrezikohen më shumë janë pikërisht qytetarët të cilët i konsumojnë këto produkte. Ata shprehen që gjendja në të cilën ndodhet tregu i frikëson edhe më shumë për produktet të cilat po konsumojnë. Qytetarët kërkojnë që bashkia të vërë dorë për përmirësimin e kushteve higjenike të këtij tregu.

 

Pavarësisht se është folur shumë rreth këtyre problematikave, pasi kanë kaluar vetëm pak kohë kur përfaqësues të bashkisë kanë premtuar përmirësimin e kushteve në tregun e Rusit, tregtarët sërish ndodhen në mëshirë të fatit.

Artikulli paraprakKANDIDATËT E FRPD PREZANTOJNË IDETË NË SHKODËR
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 26.09.2022