Kjo eshte situata ne markaten e Rusit.
Tregtaret e shkodres nuk kane nje vend te pershtatshmem ku te shesin produktet e tyre e nga ana tjeter qytetaret nuk jane te sigurte mbi ate qe konsumojne. E ndersa tregu i Rusit uleret per ndihme , duket se zgjidhja qe pritej prej shume e shume vitesh eshte afer, dhe pret vetem miratimin e keshilltareve te ketij qyteti. Ne mbledhjen e radhes , ate te muajit shtator keshilltaret bashkiak te Shkodres , u larguian nga salla duke lene pergjysme shyqrtimin dhe miratimin ose jo te disa pikave te rendit te dites . Nder te cilat dhe fondin shtese prej 7 milion lekesh per markaten e Rusit.
Kjo shtese me heret ishte parashikuar per rikonstruksionin e catise por duke qene se per kete investim nevojiteshin thuajse 220 milion leke , atehere u pa e arsyeshme qe fondi ti kalonte tregut te rusit si nje investim i cili do ti jepte zgjidhje perfundimtare 50 subjekteve tregtare qe aperojne prej vitesh aty , por sigurisht do kishte nje impact pozitiv edhe ne zone dhe tek konsumatori.
Me heret ishin parashikuar 4 milion leke per kete investim dhe me shtesen qe pritet te miratohet pritet te shkoje ne 11 milion leke vlera e investimit ne markaten e rusit ku ne projekt eshte parashikuar te behet rehabilitimi i plote i sheshit, vendosja e kanalizmeve te ujrave te bardha dhe te zeza. Linja e ujesjellesit, ndricimi dhe vendosja e stendave per shitje.
Ndersa kjo pike per miratim do i risjillet keshilltareve te shkodres diten e hene , te cilet te djathte dhe te majte ne vite e kane konideruar dhe diskutuar problematiken e tregjeve, ndersa tashme mbetet vetem ne vullnetin e tyre zgjidhja dhe ofrimi i nje tregu me standarte qytetareve te shkodres.