Janë pagues të rregullt të faturave, por në çezmat e tyre nuk rrjedh asnjë pikë uje. Ky është shqetësimi i banoreve të fshatit Markatomaj të Njesisë Administrative të Zejmenit në Lezhe.

Teksa temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë celsues në këtë fshat mungon uji i pijshem.Në këto kushte rreth 50 familje në këtë zonë detyren ta mbushin nëpër burime apo ta blejnë ujin, ndërsa thonë se kjo situatë ju ka vështiresuar jetesen. Pjesë e projektit të Ujësjellësit të Ri të fshatrave të Zejmenit është dhe Markatomaj, por investimi është lënë përgjysem thonë banoret.

Burime nga Bashkia Lezhë bëjnë me dije se Ujësjellësi i ri nuk do të merret në dorezim pa përfunduar plotësisht investimi siç është e parashikuar në projekt dhe riparuar problematikat e shfaqura.

Artikulli paraprakESCOBAR: NË BALLKAN, SHBA ZGJEDH PËR PARTNERË ATA QË JANË TË PËRKUSHTUAR NDAJ BE-SË E NATO-S
Artikulli tjetërVAU DEJËS, PRANGA 33 VJEÇARIT PËR ZJARRVËNIE