DREJTORJA E FORMIMIT PROFESIONAL: VITI I KALUAR I SUKSESSHËM PËR NE. Kurset falas dhe disa kurse të reja të parealizuara më parë kanë ndikuar pozitivisht për drejtorinë e Formimit Profesional në Shkodër.
Është drejtorja Meri Markiçi ajo e cila tregon për punën vjetore të një viti më parë.SHKODËR 1 mijë të rinj janë çertefikuar pas kurseve të përfunduara gjatë 2014-ës tregon drejtorja Markiçi. Nga 1 mijë të rinjtë që kanë kryer kurset profesionale një pjesë e tyre janë punësuar. Çertifikimi i 1 mijë të rinjve ka patur një ndikim të konsiderueshëm për Qarkun Shkodër. Formimi Profesional sfida të rëndësishme ka edhe për vitin 2015 ku kërkohet sërish një performancë e mirë.