Prokurorja e Përkoshme e Përgjithshme Arta Marku ka shkarkuar sot kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Hajdarmataj është një ndër prokurorët që ka hetuar çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.Në vend të tij është emëruar Donika Prela.

Hajdarmataj kishte zëvendëzuar Eugen Becin në krye të prokurorisë së Krimeve të Renda.Ai ishte emëruar në këtë post me firmën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Donika Prela, nga drejtuese e Prokurorisë së Durrësit, kalon tashmë në krue të Prokurorisë së Krimeve të rënda, që njihet ndryshe edhe si Prokuoria anti-korrupsion, ose SPAK-u me reformën kushtetuese.

Hajdarmataj kërkoi arrestimin e Tahirit disa muaj më parë, kërkesë që u rrëzua nga Kuvendi.Tani ai kalon në një prokuror të thjeshtë në Prokurorinë e Kirmeve të Rënda.

Donika Prela është një prokurore karriere dhe është një ndër emrat që u lakuan si mikeshë e Arta Markut, kur u endos në krye të prorkurosë së Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte bërë të ditur se do ta thërriste këtë javë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Largimi i Hajdarmatajt nuk rrezikon të shkaktojë vonesa në këtë proces, pasi dosja po hetohet edhe nga prokurorë të tjerë veç tij.

Artikulli paraprakPRANGOSEN DY PERSONA, ISHIN NË KËRKIM PËR TENTATIVË VRASJE
Artikulli tjetër34 VJEÇARI KAPET ME 2 KG DROGË,ARRESTOHET