“Vllaznia-Flamurtari është një ndeshje finale”-kështu shprehet futbollisti i kuqebluve Antonio Marku.

Mbrojtësi shkodran të enjten e bëri pushim për një shqetësim të vogël që nuk e pengon të jetë në fushën të dielën ndaj vlonjatëve. Ndeshja ndaj Flamurtarit për Vllazninë është tensionuese thotë Marku. Edhe ana morale e Vllaznisë në sfidën ndaj Flamurtarit pas 3 humbjeve radhazi nuk është më e mira thotë mbrojtësi Marku. Vllaznia është vetëm një pikë larg Flamurtarit dhe 4 pikë larg Bylisit ndaj sfida me vlonjatët shihet si një finale ku fitorja është detyrë shtëpie.

Artikulli paraprakFORUMI I LIQENIT TË SHKODRËS, NË DITËN E TOKËS
Artikulli tjetërARMIR GRIMA DHE VIORENSIN SINANI, TRAJNERË TË FEMRAVE