Një farsë politike e quan sekretari i partisë demokratike në Shkodër Aleksandër Marleci largimin e 4 ministrave nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësimin e tyre me 4 të tjerë.

Për sekretarin Marleci tashmë 4 ministrat që u larguan, Saimir Tahiri, Ilir Beqja, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi janë edhe më të fortë në lidhjet e tyre me krimin. Kjo lëvizje e kryeministrat Rama me zëvendësime ministrash nuk e zbut aspak opozitën e por përforcon qëndrimin e saj në protestë tek çadra e lirisë.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u zëvendësua me Fatmir Xhafën, ai i shëndetësisë Ilir Beqaj me Olgerta Manastirliu, i çëshjteve vendore Bledi Çuçi me Eduart Shalsin dhe Blendi Klosi i mirëqenies sociale me Olta Xhaçka, lëvizje këto për për demokratët nuk kanë asnjë rëndësi sepse kërkohet qeveria teknike.

Artikulli paraprakBASHKIA BRAKTIS PUNIMET NË RRUGICAT E GJUHADOLIT
Artikulli tjetërSHKOLLA “SALO HALILI” FESTON 100 VJETORIN