Një person i armatosur ka plagosur tre pasagjerë në një tren të linjës Amsterdam -Paris, ndërsa është ndaluar në kohë nga dy amerikanë. Incidenti ka ndodhur në trenin e shpejtësisë së lartë pranë stacionit në qytetin Arras, ku edhe sulmuesi 26 vjecari maroken është arrestuar. Dy nga të plagosurit, një amerikan dhe një britanik ndodhen në gjendje serioze për shëndetin.

Sipas burimeve policore, 26 vjecari ishte i armatosur me një kallashnikov, një thikë, një pistoletë automatike dhe municione. Ai ka përdorur kallashnikovin dhe thikën gjatë sulmit. Sipas mediave franceze, marokeni ishte një person i njohur për shërbimet e inteligjencës ndërsa ka refuzuar të tregojë në polici arsyet e sulmit. Si pasojë e incidentit , linja hekurudhore franceze shënoi disa vonesa në lëvizjen e trenave. Autoritet nuk kanë thënë ende nëse bëhet fjalë për një akt terrorist. Franca ka qenë në gjendje gatishmërie që prej silmit në revistën satirike Charlie Hebdo dhe në supermarketin hebre në janar ku u vranë 17 persona.
SULMET AJRORE NË JEMEN, DHJETERA TË VRARË .
Dhjetëra persona, shumë prej të civilë mbetën të vrarë nga sulmet ajrore në qytetin e Taizit. Sulmet ajrore të udhëhequra nga koalicioni nga Arabia Saudite në jugperëndim të Jemenit. Shumë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe shumë prej të plagosurve ndërruan jetë për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore. Agjencia e lajmeve SABA, e cila është kontrolluar nga lëvizja Houthi, tha se sulmet ajrore kishin si shënjestër pallatin Taiz dhe lagje Sala, e cila dominohet nga popullsia Houhti.

Artikulli paraprakÇiljeta dhe Noizy publikojn klipin e ri “Gangsta Love “
Artikulli tjetërTRAFIK DROGE SHQIPËRI-ITALI, AVIONI ZBULON 167 KG MARIUANË