Irani arriti të merrte 3 pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e parë të grupit B ndaj Marokut, edhe pse pothuajse gjatë gjithë ndeshjes nuk u pa në fushë.
Marokenët dominuan lojën, edhe pse rastin më të mirë për shënim e pati Irani në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Maroku kërkoi me ngulm golin e fitores, por atë e gjeti Irani, pas një goditjeje dënimi në minutën e katërt shtesë.
Ishte Bouhaddouz ai që topin e krosuar në zonë e dërgoi në portën e tij, duke lënë të shtangur shokët e ekipit.