Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka mbërritur në Poloni. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Olena Zelenska, ai u mirëprit me nderime ushtarake nga Presidenti Andzej Duda. Në një konferencë të përbashkët, Zelensky falënderoi Presidentin Duda për mbështetjen që vendi i dha Ukrainës gjatë pushtimit rus.
“Ju nuk e keni braktisur Ukrainën, ju qëndruat me ne krah për krah dhe ne ju jemi mirënjohës. Ne besojmë se kjo është një marrëdhënie historike”, ka thënë Zelensky, shkruan The Guardian.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Zelenskyt në Poloni që nga lufta Ruse. Polonia është ndër vendet që ka pranuar më shumë ukrainas të larguar nga lufta, gati një milion refugjatë kanë gjetur mbështetje në Poloni që nga Pushtimi i Rusisë.