AI AKUZOHET PËR MARRËDHËNIE SEKSUALE ME DHUNË NDAJ NJË TË MITURE.Një 29-vjeçar nga fshati Kodër Mulliri i Lezhës ka rënë në prangat e policisë, nën akuzën e marrëdhënies seksuale me dhunë me një të mitur me të cilin bashkëjetonte. Burime nga Policia e Lezhës bëjnë të ditur se është prangosur Taulant Lleshi, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim 15-vjeçarja me iniciale M.C.
Në deklarimin e saj para oficerëve të policisë, ajo ka dëshmuar se ka bashkëjetuar prej disa kohësh me 29-vjeçarin Lleshi në banesën e tij dhe sipas saj ai e kishte mashtruar me premtimin se do të lidheshin në martesë.Sipas deklaratës së të miturës gjatë kësaj kohe ai ka abuzuar seksualisht me të dhe gjithashtu ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Pasi ka kryer marrëdhëie me të, 29-vjeçari Lleshi i kishte shkëputur kontaktet me vajzën. Kjo ka mjaftuar që 15-vjeçarja t’i rrëfejë prindërve të saj atë çfarë kishte ndodhur dhe më pas i është drejtuar policisë duke denoncuar 29-vjeçarin Lleshi.Pas denoncimit uniformat blu e kanë arrestuar në banesën e tij ndërkohë që nuk ka ushtruar rezistencë. Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur një hetimet, ndërsa pritet që të merret në pyetje edhe 29-vjeçari, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.15-vjeçarja e cila është shprehur se ka rënë pre e dhunes seksuale dhe fizike është duke u marrë në pyetje edhe nga psikologët, ndërsa për të vërtetuar atë çfarë ajo pretendon pritet që të kryhen analizat e ADN-së.Tashmë materialet në ngarkim të 29-vjeçarit Leshi do ti referohen prokurorisë së Lezhës, me akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”.