Kanë mbërritur në mesnatë në Brindizi, (Itali) 7 emigrantët të cilët ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë. Ata u nisën mbrëmjen e djeshme (11 nentor) në orën 19:00 nga porti I Shëngjinit me anijen e rojes Bregdetare “Visalli”

Grupi i dytë i emigrantëve, u kapën në det e me anijen e marinës italiane “Libra’ zbarkuan në Shëngjin 4 ditë më parë. Dje Gjykata e Romës, seksioni i imigracionit, vendosi të pezullojë vendimin për ndalimin e tyre dhe çështjen tia kalojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Gjyqtarët e Romës i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar që të vendosë: Nëse prevalon ligji i qeverisë Meloni për të ashtuquajturat vende të sigurta, (që lejon një procedurë automatike dëbimi) apo vendimi i gjyqtarëve evropianë, sipas të cilit kërkesa e çdo migranti duhet të vlerësohet rast pas rasti.

Emigrantët, me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti, u shoqëruan në bord me një minibus në një qendër për azilkërkuesit.

Këtu ata mund të ndjekin procesin e zakonshëm të ekzaminimit të aplikimit.Çështja ka nxitur një përplasje të ashpër mes qeverisë dhe gjyqtarëve.Për zëvendëskryeministrin dhe udhëheqës i partisë anti-emigracion ‘Lega’ Mateo Salvinin ky është “një tjetër dënim politik kundër italianëve”, ndërsa për zv/kryeministrin tjetër, Antonio Tajani “disa italianë duan tia imponojnë linjën e tyre qeverisë”.

Sytë e të gjithëve janë përqendruar tashmë te 4 dhjetori i ardhshëm kur Gjykata e Lartë do të duhet të vendosë për mundësinë e gjyqtarëve që të veprojnë në mënyrë autonome ose t’i përmbahen listës së vendeve të sigurta të hartuar nga qeveria.

Ndërkohë Ministria e Brendshme italiane nga ana e saj do të dalë përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të argumentuar çështjen e saj, por koha për zgjidhjen e çështjes premton të jetë e gjatë.

Artikulli paraprakYJET MBËSHTESIN DASHURITË E REJA PËR BEQARËT… ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërBIEN TEMPERATURAT/ NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË TË MARTË