Vetëm 1300 pensionistë nga 48000 të tillë në qarkun e Shkodrës tërheqin përfitimet në bankat e nivelit të dytë, megjithëse Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka iniciuar disa nisma për sensibilizimin e moshës së 3-të.
Paralel me mundësinë për të tërhequr shumat e pensionit pranë Postës Shqiptare, opsioni i tjetër përmes bankave ka rezultuar më efektiv dhe i shpejtë për qytetarët. Ashtu siç ndopdh në filialet e postës, edhe në banka komisioni mbulohet nga institucioni, ç’ka nënkupton se nuk ka asnjë kosto shtesë për pensionistët.
Kjo mundësi e dytë për tërheqjen e masës së pensionit është realizuar përmes një marrëveshjeje të arritur së fundmi mes ISSH-së dhe bankave të nivelit të dytë. Një skemë e tillë vijon prej vitesh në SHkodër, ndërsa në shumë qarqe të tjera implementohet për herë të parë.