Berisha: Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra, kujt i bëjnë?! Shefave të tyre, ndër tyre Edi Ramës dhe Ditëzi Bushatit. Çfarë ndodh brenda delegacionit?!
Një i pafytyrë që quhet skapi dhe agjenti Muçollari në hijë arrijnë gjersa të falsifikojnë dhe minutat e dskutimeve, arrin të nënshtrojnë, të bindin për të firmosur gjërat pasi janë hequr, gjerat që janë deklaruar aty.
Nga Edi Rama anëtarët e delegacionit marrin kërcënime për largime imediate nga puna.
Palën negociatore të Sqipërisë e udhëheqin ty persona secili më i zi se tjetri , skapi famos dhe spiuni Mucollari i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë.
Për të përforcuar bindjen tuja, u ftoj të lexoni edhe deklaratën e Kamenosit, i cili është një ministër eksremist antishqiptar, i cili informonte se do të zgjerojnë ujrat territoriale, natyrisht në kurriz të shqiptarëve dhe për rrjedhojë edhe zona ekonomike.
Kjo është e vërteta e heshtjes kriminale që po konsumohet këto ditë dhe kjoështë një nga shkaqet e grushtetit të shtetit brenda shtetit, pasi sic e dini marrëveshja detyrimisht duhet të kalonte në Gjykatën Kushtetuese.
Por tani Rama dhe Bushati firmosin një marrëveshje anti kombetare.
Aparaturat e blera për matje, në mënyrë absolute nuk janë vënë në punë, sepse autoritet greke kanë thënë nuk ka asnjë diskutim.
Ndërkohë që nga Presidentit i është lëshuar ministrit që të fillojë negociatat, meqë pala greke deklaron se nuk ka negociata, çakejtë bëjnë sikur negociojnë. Situatë më dramatike nuk ka ekzistuar ndonjëherë.