Opozita i ka kërkuar kryetares së Komisionit të Jashtëm për të thirrur në një seancë dëgjimore me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati për të raportuar në lidhje me delimitimin e hapësirave detare ndërmjet dy vëndeve Shqipërisë dhe Greqisë. Për opozitën ka një mungesë totale të transparencës nga ana e Qeverisë Shqiptare dhe përkatësisht te Ministrisë per Europen dhe Punët e Jashtme.
Opozita kërkon që seanca dëgjimore të zhvillohet në datën 21 shkurt, Pyetjet që ngre opozita lidhen me kushtet e procedurat se kur deklarohet që është arritur apo ka marrë formë marrëveshja (qe do të thotë se është ngritur grupi negociator), janë zhvilluar negociatat, palët në nivel ekspertësh kanë rënë dakort, dhe më pas zhvillohen diskutimet në nivele politike. Gjithashtu këto pyetje bazohen edhe në faktin se nga Presidenti i Republikes deklarohet që deri më tani nuk është dhënë asnjë Plotfuqishmëri për këtë proces shume të rëndësishëm. Kjo u konfirmua edhe nga kerkesa e bere vetem dje nga Ministri Bushati per te kerkuar Plotfuqishmerine: