Anija Libra e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuar kufitare. Në bord eshte kryer një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: me origjinë nga vende të sigurta, meshkuj, jo të cenueshem.

Sipas te dhenave ajo pritet te mberrije ne portin e Shengjinit ne oret e para te mengjesit te se merkures, ku emigrantet do te vendosen ne qendren pritese e pas 48 oresh do dergohen ne kampin e Gjadrit.

Artikulli paraprakDITA PËR ZVOGËLIMIN E KATASTOFAVE
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: NGA PARKIMET ME PAGESË NË SHKODËR DO FITOJË VETËM BASHKIA