Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot në orën 10:00 padinë e deputetëve të grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila konsiderohet nga ata anti-kushtetuese.

Marrja në shqyrtim e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, solli automatikisht pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, gjë që ishte planifikuar të bëhen në seancën plenare të 14 dhjetorit. Kryeministri, Edi Rama nuk preferoi të jepte komente, duke thënë se një gjë e tillë është në të drejtën e Gjykatës Kushtetuese.

Drafti për marrëveshjen për emigrantët, u miratua në qeverinë italiane në 5 dhjetor dhe u dërgua në parlamentin italian për miratim. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

Artikulli paraprakSOT SEANCË PARAPRAKE PËR ISH-ZV.KRYEMINISTRIN NË ARRATI, ARBEN AHMETAJ! I SHKAKTOI SHTETIT 7 MLD LEKË DËM
Artikulli tjetërIMPORTET PËR 2023/ ITALIA MBETET PARTNERI I PARË I SHQIPËRISË, KINA NGJITET NË VEND TË DYTË, “KËRCEN” DHE INDIA