Në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve.
Qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës duhet të jenë gati më 20 maj, kohë kur pritet që të mbërrijnë edhe emigrantët e parë të kapur në det nga autoritetet italiane.
Refugjatët do të priten në një strukturë që do të ngrihet në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qendrojnë pa afat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.
Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin. Në hyrjen e fshatit Gjadër tashmë ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen edhe për sigurimin e ujit të pijshëm,por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale.
Sipas burimeve, fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla.