Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar marrëveshjen e firmosur sot nga kreu i PD Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Balla ka publikuar një video në rrjetin social facebook, ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha i cili i thotë Metës se për 700 mijë euro dhe dorëheqjen, duke iu referuar video-përgjimit, ndërsa Meta asokohe kryetar Parlamenti i thotë se dorëheqjen e dha prej Shkëlzenit, sepse Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit. Ndërsa ka ironizuar marrëveshjen, Balla i uron të përputhen Berishës dhe Metës.

“Ai momenti tek Përputhen kur dy konkurrentët ia nxjerrin njëri-tjetrit të palarat në shesh, edhe pasi janë bashkuar, ndarë, bashkuar shumë herë😂😂😂 Urojmë të përputhen”, shkruan Balla.

Artikulli paraprakPOLONIA DO TË NDËRTOJË MUR PËRGJATË KUFIRIT ME RUSINË PËR TË MBAJTUR LARG EMIGRANTËT
Artikulli tjetërPESË MËNYRA PËR TË ULUR ANKTHIN DHE STRESIN TE FËMIJËT