Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në fjalën e saj për marrëveshjet pë rpensionet tha se do të njihen vitet e pensionit për çdo shqiptar.
‘Marrëveshja që është dakordësuar mbulon pension e pleqërisë,. Sigurimit për përfitimet e lindjes dhe sigurimin për papunësinë. Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali dhe në Shqipëri do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ky individ do të dal në pension.
Hartimi i kësaj marrëveshje është shprehje e qartë e vullnetit politik. Është një ditë fitorje pasi përmbushet e gjithë njohja e periudhës së tyre. Kjo marrëveshje tregon për marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve.’- tha Ibrahimaj.