Ish-kryeministri Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur me Italinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika në zonën e Shëngjinit në Lezhë.

Berisha: U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë me horizonte të reja. U diskutua dhe po shkohet drejt…përveç vazhdimit. Sa i përket marrëveshjes së emigrantëve do të përgatitet teksti për Gjykatën Kushtetuese, pasi mendojmë se firma e Edi Ramës është antikushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës. Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen. Ka debate dhe është normale. Në tërësi janë dakord. Ishte vullnet i grupit. Edhe unë kam votuar për këtë variant sepse ky variant është legjitim. Ky është një akt që nuk…

Artikulli paraprakEKSPOZOHEN ARMËT E TRE SHEKUJVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërKËSHILLI I EVROPËS: DËSHTIMI NË PËRBALLJEN ME TË KALUARËN RREZIKON PAQEN NË RAJONIN E BALLKANIT