Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatet, ngriti sërish në proteste aktivist dhe qytetar në Lezhë.Të veshur me flamuj kuq e zi dhe me një pankarte ku shkruhej “Popull Kamp Refugjatesh”, protestuesit u nisen nga memoriali i Gjergj Kastriotit dhe marshuan nëpër rruget e qytetit.

Protestat do të jenë të vazhdueshme deri në anullimin e kësaj marrëveshje që e kthen Lezhën në kamp refugjatësh thonë aktivistet.

Kjo proteste kundër marrëveshjes për refugjatet që u zhvillua në 111-vjetorin e pavarësisë në Lezhë, u monitorua nga forcat e policisë dhe fatmiresisht nuk u regjistruan incidente.

Artikulli paraprak111-VJETORI I PAVARËSISË NË LEZHË
Artikulli tjetërMURIQAN, IU GJET KANABIS NË MAKINË, NË PRANGA 30-VJEÇARI