“Drejtësia është miqësore me ty” ka qënë fokusi i tryezës ndërinstitucionale të thirrur nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, në takimin e mbajtur me mbështetjen e Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” e UNICEF Shqipëri, me qëllim qëllim parandalimin, mbrojtjen, rehabiliimin dhe riintegrimin e të miturve në kontakt/konflikt me ligjin.

Me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të institucioneve të administrimit të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile, palët u dakordësuan dhe u angazhuan për mundësimin e një përgjigjeje ndërinstitucionale për zbatimin e drejtësisë miqësore për të miturit në kontakt/konflikt me ligjin, angazhim ky qe u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Kjo marrëveshje, përmes koordinimit të Bashkisë Shkodër dhe me mbështetjen e Qendrës së Zhvillimit Komunitar “Sot për të Ardhmen” e UNICEF, synon nxitjen e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional për të ofruar për të miturit në kontakt/konflikt me ligjin shërbime ndërdisiplinore në nivel vendor, për një shoqëri të shëndoshë, të sigurtë dhe paqësore.

Artikulli paraprakTENTOI TË KORRUPTONTE POLICIN RRUGOR PËR T’IU SHMANGUR GJOBËS, E PËSON 25-VJEÇARI NGA KOSOVA
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NË KËSHILLIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË OKB, HASANI: PRIORITET…