SHQIPËRI, MALI I ZI DHE KOSOVË, LEHTËSOJNE KALIMIN NË KUFI .

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për pikat e kufirit trepalësh, ka njoftuar dje Ministria e Brendshme e Malit të Zi.
Përfaqësuesit e tri komisioneve shtetërore në Podgoricë të Malit të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen për “pikën e takimit të kufirit shtetëror të tri shteteve, e cila është e shënuar me shenjën e kufirit trepalësh” dhe për mirëmbajtjen e saj, raporton agjencia Beta nga Podgorica.
Në takim, poashtu është arritur marrëveshja për zbatimin e marrrëveshjes për mirëmbajtjen e shenjave kufitare përgjatë kufirit Mali i Zi – Shqipëria, e nënshkruar në Podgoricë në vitin 2009.
Raportohet se është biseduar edhe për vazhdimin e procesit të përcaktimit të linjës kufitare shtetërore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Artikulli paraprakMUZIKË NË VENDE TË HARRUARA TË SHKODRËS
Artikulli tjetërSHKODËR, PROTESTË KUNDËR REFORMËS