Në një konferencë për shtyp nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar mbi të dhënat dhe pagesat e publikuara dje dhe sot të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë. Basha u shpreh se ky skandal tregon që Shqipëria është kthyer në parti-shtet.
Basha i ka bërë thirrje SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë që të ndëshkojnë ata që po zbrazin xhepat e shqiptarëve, Rama, Veliaj, Ahmetaj e Balluku.
“Ajo që ka ndodhur sot nuk është se ata kanë marrë vetëm të dhënat e qytetarëve, por kanë marrë edhe të dhëna konfidenciale. Kjo është një vepër penale, por më e rëndësishme është që Rama po përpiqet të fshehë se shteti është bërë njësh me PS-në . Ajo që skandali tregon nuk është thjesht të dhënat, por kthimi i Shqipërisë në një parti-shtet. Hapi i parë është Komisioni Hetimor. Por qytetarët, mediat duhet të bëjnë puën e tyre të bëjnë presion. Kjo gjë kapërcen ccdo gjë. Mekanizmi dhe produkti është i qartë. Vini një kamera dhe shikoni se çfarë blejnë shqiptarët. Të dhënat zyrtare thonë se shqiptarët nuk konsumojnë më shumë se një vakt. Na dalin nga këta që marrin 10-15 milionë euro për inceneratorët. SPAK ka shumë punë, por duhet të bëjë shumë prioritet. Edi Rama, Agacci, Balluku, Veliaj, Ahmetaj janë armiqtë e mirëqënies së shqiptarëve, po zbrazin xhepat e shqiptarëve. Ne sot jemi në një pozitë të panatyrshme sepse parlamenti nuk reflekton dëshirën e qytetarëve për ndryshim. Nesër në pushtet, askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Pa mundur korrupsionin, Shqipëria nuk do të bëjë para. Sot dua të konfirmoj vendosmërinë të dhe t’i bëj thirrje SPAK të bëjë detyrën e saj. Ftoj institucionet perëndimore që veprojnë në Shqipëri të mështesin këto struktura”- tha ai.