Mars 2017,rritja e çmimeve 3.8% në Shqipëri,më e larta në Europë

Në muajin mars, çmimet në Shqipëri kanë shënuar rritje prej 3.8%, më e larta në Evropë. E dhëna vjen nga Instituti i Statistikave, i cili ka analizuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit në Shqipëri dhe vendet e Evropës. Vendet që pasojnë Shqipërinë për nga niveli i rritjes së çmimeve të konsumit janë Letonia, Lituania e Estonia, të pasuara nga Hungaria, Çekia e Belgjika. Islanda rezulton shteti i vetëm në Evropë ku çmimet kanë shënuar rënie, ndërkohë që rritjet më të ulëta janë shënuar në Rumani Zvicër e Irlandë. Sipas INSTAT, rritja prej 3,8 % në Shqipëri është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 8,5 %. Rritje është shënuar edhe në grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “Transport” me 3,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,5 %, etj. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit mat ndryshimet në 331 produkte të konsumuara nga popullata brenda kufijve.

Artikulli paraprakPAS DËNIMIT, PROKURORIA KËRKON KONFISKIMIN E PASURISË SË FRROKUT
Artikulli tjetërASGJËSIMI I KANABISIT, XHAFAJ-LLALLËS: KONKRETIZO SHKELJET DHE PËRGJEGJËSIT