Kanceri i Zorrës së Trashë është ndër kancerat më agresivë dhe prek si burrat ashtu edhe gratë. Nëse jeni mbi 45 vjeç, keni prezencë gjaku në jashtëqitje, humbje të pashpjegueshme në peshë, dhimbje barku, atëherë duhet të kryeni ekzaminimin e Kolonoskopisë si mënyra më e mirë për të parandaluar në kohë Kancerin e Zorrës së Trashë.
Kanceri i Zorrës së Trashë është kanceri i tretë më i zakonshëm te meshkujt (me rreth 746,000 raste në vit) dhe i dyti më i zakonshmi te femrat (me rreth 614,000 raste), në mbarë botën
Kanceri i Zorrës së Trashë është shkaku i katërt kryesor i vdekjes ndër tipet e kancerit në botë
90% e rasteve të reja me Kancer të Zorrës së Trashë prekin personat 50 vjeç e lart
Vlerësohet që % e të prekurve nga Kanceri kolorektal të rritet me 60%, pra me më shumë se 2.2 milion raste të reja deri në vitin 2030
Njihuni me shenjat & simptomat e Kancerit të Zorrës së Trashë:
Prezencë gjaku në jashtëqitje; Diarre kronike e pashpjegueshme; Anemi; Pasazh intestinal jonormal; Rënie e pashpjegueshme në peshë;
Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit Kolorektal, Spitali Hygeia, gjatë gjithë muajit Mars, do të ofrojë paketën e kontrollit me çmimin ofertë prej 2,000 lekë:
Feçe gjak okult; Hemogramë; Vizitë me mjekun
Si dhe mënyra më e mirë e parandalimit të Kancerit Kolorektal është kryerja e ekzaminimit të Kolonoskopisë, ekzaminim endoskopik i zorrës së trashë, i cili rekomandohet të kryhet si ekzaminim rutinë pas moshës 50 vjeç por edhe nëse keni simptoma të tipit:
Prezencë gjaku në jashtëqitje;Diarre kronike e pashpjegueshme; Anemi; Pasazh intestinal jonormal; Rënie e pashpjegueshme në peshë