Marshim homazh për gjyqtaren ‘Vrasja nuk të bën burrë, vrasja të bën vrasës”
Pesë ditë pas ekzekutimit të gjyqtares Fildeze Hafizi Shoqëria Civile ka zhvilluar një marshim homazh para Ministrisë së Drejtësisë dhe Parlamentit. Aktivistët e Shoqërisë Civile kanë hedhur bojë të kuqe në godinën e Ministrisë së Drejtësisë, simbolikë e gjakut të grave që janë vrarë nga burrat e tyre. Aktivistët e Shoqërisë Civile kanë hedhur bojë të kuqe në godinën e Ministrisë +4 Aktivistët e Shoqërisë Civile kanë hedhur bojë të kuqe në godinën e Ministrisë Ivana Dervishi, njëra nga aktivistet shprehet se Shoqëria Civile ende nuk ka vdekur, ndërsa protesta është bërë për të treguar se gratë dhe vajzat nuk janë vetëm. “Kjo protestë është për të treguar se gratë dhe vajzat nuk janë vetëm dhe se Shoqëria Civile është gjallë. Ne jemi këtu duke marrë shkas nga vrasja e gjyqtares dhe 12 vrasjeve brenda këtij viti të grave dhe vajzave. U kërkojmë institucioneve që të ashpërsojnë dënimet ndaj vrasësve. Gjykata ti procedojnë më shpejt dhe urdhrat e mbrojtjeve të zbatohen. Jemi këtu për të ngritur zërin kundër këtyre padrejtësive. Ne nuk na duhen shumë njerëz, por disa persona me ndërgjegje qytetare, gjerat e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh” shprehet ajo. Aktivistët kërkojnë ashpërsimin e dënimit për dhunën në familje dhe këto vepra penale të mos amnistohen, ndërsa sipas Ivana Dervishit deri tani drejtësia ka dështuar. “Çfarë iu kanë bërë gratë që t’i vrisni. Drejtësia ka dështuar të mbrojë gratë dhe nënat. Cdo vendim i padrejtë është një plumb më shumë për këto viktima. Po të parkosh makinën në trotuar të rrethojnë policët, po të vrasës gratë lirohesh me amnisti. Shteti duhet të parandalojë vrasjet, policia dhe prokuroria të marrin seriozisht këto çështje. Të rritet dënimi minimal dhe ashpërsim të dënimit maksimal. Të mos amnistohet asnjë i dënuar për dhunë në familje, të ndihmohen të dhunuarit” përfundoi ajo. Por në marshim nuk kishte vetëm vajza dhe gra, por edhe burra. Njëri nga aktivistët e Shoqërisë Civile shprehet për Report Tv se “Kam ardhur të protestuar kundër dhunës ndaj grave. Shoqëria shqiptare është e dhunshme, shpresoj që sa më shumë njerëz të sensibilizohen për dhunën dhe diskriminimin ndaj grave. Dua që burrat dhe gratë të jenë të barabartë. Shokët e mi tani mendoj se po merren me dicka të parëndësishme”. Pas marshimit për disa minuta para ministrisë së Drejtësisë aktivistët e Shoqërisë Civile janë ndalur edhe para parlamentit. Gjyqtarja Hafizi u ekzekutua para 5 ditësh nga ish-bashkëshorti i saj para banesës me armë zjarri. ministria e drejtesise