Mijëra vetë u mblodhën në barcelonë për një marshim kundër militantëve islamikë që shkaktuan 15 viktima në dhe përreth qytetit javën e kaluar.
Mbreti Felipe i VI udhëhoqi demonstruesit bashkë me kryeministrin Mariano Rajoy. Mbreti, është i pari sovran spanjoll, që merr pjesë në një demonstratë që kur monarkia u rivendos në vend në vitet 1970. Skuadrat e emergjencave dhe punonjësit e dyqaneve që ndihmuan gjatë sulmit në Las Ramblas, po ashtu morën një vend nderi në marshim.
Procesioni u zhvillua pas një banderole të madhe me sloganin “Unë nuk kam frikë” dhe të tjera banderola denonconin islamofobinë. Gjatë marshimit, mbreti dhe kryeministri evën në rrugët e mbushura me flamuj katalan, emblema e pretendimit të hershëm të rajonit për autonomi. Disa protestues ndërkohë shprehën mospëlqimin për mbretin.
Katalonja, me barcelonin kryeqytet, pritet të mbajë një referendum për pavarësinë në tetor, që nuk njihet nga madridi. Sulmi i 17 gushtit në bulevardin Las Ramblas të barcelonës, gjatë të cilit një furgon përplasi kalimtarët pa dallim, u mor përsipër nga grupi shteti islamik. Shoferi i tij më vonë, qëlloi dhe vrau me thikë një burrë, të cilit i vodhi makinën ndërsa orë më vonë u shënua edhe një tjetër sulm me makinë në afërsi të Cambrils, ku humbi jetën një grua. Një celulë prej 12 xhihadistët fajësohet për sulmin. Tetë prej tyre kanë vdekur, ndërsa katër kanë dalë para gjykatës në Madrid.