Në kuadër të ditës botërore kundër punës së fëmijëve, nxënësit e shkollës së mesme “Oso Kuka” dhe shkollës 9 – vjeçare “Skenderbej” bënë një marshim në pedonalet kryesore të qyetit ku shpërndanë mesazhe për ndalimin e këtij fenomeni. Nxënëset dhanë mesazhet e tyre për të ndaluar shfrytëzimin e fëmijëve për punë.

Megi Bilali, shefe e shërbimit parësor në drejtorinë rajonale në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor thotë se këto mesazhe marrin vlerën e duhur kur përcillen nga vetë nxënësit që duan të luftojnë këtë fenomen.

Gjatë aktivitetit, në muret e godinës së Prefekturës Shkodër stampuan shenjat e duarve të tyre si një mesazh “Stop” për të ndalur shfrytëzimin e fëmijëve për punë.

 

Artikulli paraprakISH AGJENTI I CIA-s: TË PATHËNAT PËR NOLIN E KONICËN
Artikulli tjetërSHKODËR, DOKUMENTARI KUSHTUAR MJESHTRIT KUJTIM ALIJA