I pranishëm në protestën e thirrur nga opozita në Shkodër, ish-kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se ky është një reagim i fortë qytetar.

“Është një reagim I fortë I qytetarëvë përti thënë jo krimit të organizuar me veshje politike me mbështetjen e qeverisë dhe Ramës. Shkodra po jep shembullin se si duhet reaguar ndaj krimit të organizuar. Kam bindjen e plotë që do të jetë një protestë qytetare, një shembull I qytetarisë shkodrane që s’mund të pajtohet kurrsesi me situatën aktuale, një shembull që besoj duhet ta ndjekin edhe qytete të tjera të Shqiperisë. Kërkojmë shkëputjen e shtetit nga krimi I organizuar.”-tha Spahia.

Artikulli paraprak‘MOSBINDJA CIVILE’ E OPOZITËS, SOT PROTESTA NË SHKODËR
Artikulli tjetërMARSHIM-PROTESTË NË SHKODËR, PANKARTA E PD: QYTETËRIMI ËSHTË MË I FORTË SE KRIMI