“Qytetërimi është më i fortë se krimi! Po na vrasin duhet reagim!“ Me këtë pankartë deputetët e PD-së të mbështetur nga protestues po organizojnë një marshim protestë në qytetin e Shkodrës që tre ditë më parë u trondit nga një atentat me 3 të vrarë.

Marshimi nisi nga sheshi ku ndodhet godina e bashkisë së Shkodrës, në pedonalen “Kolë Idromeno”  e më pas në sheshin “Nënë Tereza”.

Marshimi u ndal para institucionit të prefekturës.

‘Shkodra nuk mund ti nënshtrohet krimit’ tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Artikulli paraprakMARSHIM-PROTESTA NË SHKODËR, BARDH SPAHIA: NJË REAGIM I FORTË QYTETAR
Artikulli tjetërEMIGRANTET, NGA E HËNA RINIS OPERACIONI