Temperaturat e ulëta disa nën zero që kanë karakterizuar fund-dhjetëditëshin e parë të janarit, nuk i kanë ndalur Komisionin Drejtesi dhe Paqe dhe Arqipeshkvinë e Shkodrës, për të zhvilluar mrashimin tradicional të paqes.
E në një vit të mbushur me trazira dhe vrasje kudo në botë, kjo ecje merr një tjetër rëndësi dhe kuptim. Duke filluar nga katedralja e Shkodrës, për të përfunduar tek sheshi “Nënë Tereza”, të rinj dhe klerikë me pankarta në duar marëshuan duke shpërndarë mesazhe paqeje dhe dashurie. Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra në nisje të këtij aktiviteti dha mesazhin e tij. Ky marshim u përmbyll me një koncert festiv për paqen në teatrin “Migjeni” me titull “Vit të Mbarë o Shkodër”.