Anëtarja e kryesisë e PD Izmira Ulqinaku i bëri thirrje qytetarëve shkodran që të marrin pjesë në marshimin e opozitës, të shtunën me 2 nëntor në orën 12:00 që nis nga sheshi para bashkisë Shkodër. Ky marshim zhvillohet si solidaritet pas ngjarjes së rëndë në Shkodër me tre të vrarë dhe një të plagosur rëndë.

Ulqinaku thotë se këtë situatë kriminale në vend nuk e zgjidh rilindja e kryeministrit Rama ndaj bën thirrje që shkodranët t’i bashkohen këtij marshimi kundër qeverisë dhe krimit të organizuar.

Ky marshim në Shkodër u bë i ditur nga kryetari i PD Sali Berisha i cili ftoi qytetarët nga i gjithë vendi që këtë të shtunë të 2 nëntorit në orën 12:00 të bashkohen në Shkodër kundër krimit dhe regjimit të kësaj qeverie.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRPLASI ME MAKINË 63-VJEÇARIN QË LËVIZTE ME BIÇIKLETË, PROCEDOHET 28-VJEÇARI
Artikulli tjetërTHELLOHET BILANCI TRAGJIK NGA PËRMBYTJET NË SPANJË, SHKON NË 202 NUMRI I TË VDEKUR