Sezoni i ardhshëm futbollistik do e gjejë skuadrën e Vllaznisë duke luajtur në kategorinë e parë. Natyrisht që kjo është një plagë që akoma dhemb për të gjithë shkodranët të cilët akoma duket se nuk e kanë pranuar këtë fakt.

Si një nga faktorët kryesorë të rënies nga kategoria Superiore konsiderohet edhe fakti që ekipi kuqeblu ka qënë dhe vijon të jetë akoma nën drejtimin e bashkisë.

Por si një ish futbollist i kësaj skuadre dhe specialist futbolli Edi Martini për Star Plus është shprehur se është pro privatizimit të klubit por Martini thekson faktin se mbi të gjitha duhet që vetë lojtarët të ndërgjegjësohen.

Ndërkohë edhe ish kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtubina është pro që klubi të kalojë drejtë privatizimit. Shtubina vijon duke u shprehur se klubi mund të bëjë një punë mjaft të mirë nëse vendos njerëzit e duhur duke rritur njëkohësisht edhe kërkesën e llogarisë ndaj ekipi.

Por për momentin tek klubi i futbollit Vllaznia duhet të pritet fundi i muajit qershor kur do të mbahet edhe mbledhja Asamblesë nga ku do të vendoset edhe për bordin e ri drejtues e

do të diskutohet gjithashtu edhe sa i përket privatizimit të klubit duke marrë parasysh që vlerësimi i tij është kryer duke dalë në vlerën e 507 milionëve të vjetra.

 

Artikulli paraprakRRETH 20 VITE PA INVESTIME NË RRUGËN TEK ISH-SMT
Artikulli tjetërGILMAN LIKA TREGON PSE RA VLLAZNIA