Nga kjo e shtunë, Shqipëria dhe kisha katolike ka edhe 38 martirët e saj. Nga Shkodra, qytet që lidhet pashamngshmërisht me historine e klerit katolik shqiptare
, mesha solemne, i dha një tjetër gëzim mbarë popullit shqiptar. Mesha u kremtua nga i dërguari i Papa Françeskut, Prefekti i Kongregatës për Cështjet e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato. Në fjalën e tij Amato theksoi se kjo vjen vetëm dy muaj pas shenjtërimit të nënë Terezës të cilën e quajtir bijë të madhe të tokës tonë dhe “lumnimi i 38 Martirëve shqiptarë u kujton të gjithëve se në tokë e mira pengohet vazhdimisht prej së keqes”. Tashmë kjo tokë ka martirët e saj, që nuk janë vetëm të shqipërisë por të mbarë katolikëve në të gjithë globin. Kjo ngjarje sublime, solli në Shkodër edhe njeherë tjeter ato emocione, ashtu sin ë vitin 1993, ky qytet do të priste papa gjon palin e dytë, ndërkohe që sot nderon 38 martirët e kishës katolike.