Disa prej emrave më të njohur të futbollit ishin të pranishëm mbrëmë në dasmën e Messi-t me Antonela Roccuzzo-n në Argjentinë.

Javier Mascherano, Neymar dhe Luis Suarez ishin të ftuar.

Po ashtu edhe Gerard Pique me gruan e tij Shakirën, dhe Cesc Fabregas e Sergio Aguero. Dasma u mbajt në Rosario, qyteti ku Messi u rrit para se të nisej për në Barcelonë.

Messi u njoh me gruan e tij Roccuzzo, po ashtu nga Rosario, kur ata ishin të rinj. Çifti ka dy fëmijë, Thiagon, 4 vjeç dhe Mateon, 21 muajsh.

Artikulli paraprakSITUATA NGA ZJARRET, DY VATRA TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërTASK-FORCA E UKSH GJOBIT 20 SUBJEKTE