Është zhvilluar sot në qytetin e Shkodrës aktiviteti “Kartolina Ime” i organizuar nga muzeu “ Marubi” në formën e një trajnimi, ku fëmijët kishin mundësinë të krijonin kartolinat e tyre me anë të pikturave dhe fotove të arkivës. Drejtori i muzeut Luçiano Bedeni, thotë se qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është që fëmijet të njihen më shumë me kulturën trashigimore.
Bedeni tregon se interesi i fëmijëve për të qënë pjesë e aktivitetit është në nivele të kënaqshme.
Në kuadër të ditëve festive në qytetin e Shkodrës do të ketë deri në fund të muajit aktivitete të ndryshme për fëmijët e vegjël ka bërë të ditur drejtori i muzeut Luçiano Bedeni.