Ilustruesit e rinj kanë patur mundësinë të marrin pjesë në konkursin “Marubi Digital Art Days” që po ogranizohet për herë të parë në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër. Drejtori Luçian Bedeni tregon risitë që sjell ky konkurs.

“Interpretimi I trashëgimisë kulturore” ishte tema e të gjitha punimeve të realizuara tha drejtori Bedeni.

Xhenis Kuçi, përfaqësuese e kompanisë “Technosoft” bashkëpunuese në këtë projekt garantoi mbështetje për konkurse të tilla.

Në këtë konkurs marrin pjesë 17 të rinj, ndërkohë që fituesi shpallet ditën e shtunë.

Artikulli paraprakDHUNA PËRMES NJË DRAME
Artikulli tjetërMINISTRJA KUMBARO: 2024 VITI I PYJEVE, T’I MBROJMË