Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” po zhvillon një sërë aktivitetesh kulturore në ditët europiane të trashëgimisë që kanë nisur nga 12 shtatori dhe zgjasin deri më 16 shtator. Në dy ditët e para u zhvilluan dy puntori. E para lidhet me puntorinë fanzine të dalë nga ekspozita e disa kohëve më parë me fotot e vëllezërve Manaki.
Në ditën e dytë nxënësit e shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova” zhvilluan punëtorinë “Përmes pikselave të imazheve”, një lojë ngjyrash dhe imazhesh shprehet drejtuesja e kësaj punëtorie Esmerilda Herovi.
Në kuadër të ditëve europiane të trashëgimisë muzeu “Marubi” do të vijojë edhe me një sërë aktivitetesh të tjera kulturore.