“Një skedar apo ndoshta dy” është ekspozita e artistit ndërkombëtar Armin Linke që nisi aktivitetet për vitin 2020 në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”.
Drejtori i këtij muzeu vlerëson autorin dhe fotografitë e sjella nga arkiva e tij e pasur personale. Kuratori i ekspozitës, Mateo Balduzzi është i lumtur që rikthehet në Shkodër ndërsa kjo ekspozitë e Armin Linke sipas tij është e veçantë.
“Jam i lumtur që rikthehem në Shkoder pas 2 vitesh në një bashkëpunim të ri që me ka dhënë shumë kënaqësi. Për herë të parë ishim këtu për ta njohur këtë realitet të ri të këtij muzeu, që natyrisht na la shumë impresione nga bukuria, kualiteti i punës dhe pasuria që ka. Në Milano u prezantuan një vit më parë në Trienale një pjesë e imazheve të Marubit, që u mirëpritën nga të gjithë.
Sot kthehemi me veprat e një prej artistëve Italian të njohur gjërësisht në arenën ndërkombëtare. Armin duke e rilexuar arkivin e tij, prodhoi këtë ekspozitë të veçantë, që është pjesë e një projekti më të madh që do të ekspozojë disa vepra të tij në muzeun e fotografisë bashkëkohore, që mban 2 milion imazhe. Eshtë një ndër më të rëndësishmit në Itali, por që deri më sot nuk kemi patur asnjë vepër të Armin Linke”.
Vetë autori Armin Linke shprehet se kjo ekspozitë është një prezantim i hapësirës së botës ku publiku mund të bashkojë këto copa të ndryshme që vijnë përmes artit.
.
Armin Linke, autor i ekspozitës shprehet:
“Jam i nderuar që gjendem këtu, faleminderit për ftesën. Jam shumë i emocionuar nga ky muze, nga përmbajtja historike dhe ruajtja me preçision e materialeve brenda tij, prandaj edhe këtë ekspozite e kemi punuar, duke i bërë një homazh këtij arkivi, pasi është hera e parë që publikoj 700 imazhe të punës time mbi 30 vjecare. E
shtë një lloj harte, me idenë që të mos shihet një imazh i vetëm, por një koreografi e imazheve, e ngjashme me një harte gjeografike, apo një partiture muzike. Janë shumë vende të ndryshme të botës dhe ajo e gjen shpesh brenda këtyre imazheve, është gjesti.
Gjesti i të konservuarit por edhe të kërkosh të shohësh e shpjegosh botën, nga atelieja e artistit, si në parkun skenik teatral, apo një kartografi politike. Eshtë një prezantim i hapësires së botës dhe publiku mund të bashkojë këtë pazëll”.
Armin Linke është një fotograf i cili ka në arkivën e tij 500 mijë imazhe po aq sa ka muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” ndërsa një pjesë e këtyre fotove të artistit italian i njohur ndërkombëtarisht u sollën në këtë ekspozitë.