Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” ka nënshkruar një prej marrëveshje më të rëndësishme në historinë e këtij muzeu me arkivin e fotografisë italiane Alinari, një ndër më të vjetrit dhe më të njohurit në botë. Drejtori i muzeut “Marubi” Luçian Bedeni e quan tejet të vlefshme firmosjen e kësaj marrëveshje me Alinarin.

Presidenti i arkivit italian “Alinari” Giorgio Van Straten thotë se Marubi dhe Alinari nuk njiheshin sa ishin gjallë dhe takohen në ditët e sotme përmes veprave historike që lanë pas.

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës Alesandro Ruggera thotë se nuk ishte aspak e lehtë për të arritur firmosjen e kësaj marrëveshje mes Marubit dhe Alinarit.

Pas kësaj marrëveshje të firmosur mes muzeut “Marubi” dhe arkivit italian “Alinari” ky bashkëpunim në të ardhmen do të zgjerohet edhe më shumë.

Artikulli paraprakTRUPA NGA DIBRA E MADHE SHFAQJE NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, LEJUAN KULTIVIMIN E KANABISIT, PEZULLOHEN 5 POLICICË