Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është një ndër muzetë e përzgjedhur për European Museum Year Aëard (EMYA)

, një ndër çmimet europiane më prestigjoze për muze që kontribuojnë në tërheqjen e audiencës duke i dhënë vizitorëve një atmosferë unike e duke i kushtuar vëmendje të veçantë edukimit të brezave. Drejtori i fototekës Luçjan Bedeni tregon rrugëtimin deri tek nominimi për këtë çmim të rëndësishëm. Për drejtorin Bedeni nuk është e rëndësishme shumë çmimi se sa pjesëmarrje dhe nominimi për një event të tillë botëror. Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila përkon edhe me 40 vjetorin e EMYA, do të zhvillohet në Zagreb në datat 3-6 maj 2017 teksa do të konkurojë edhe muzeu Marubi si një trashëgimi e pasur kulturore jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Europën.

Artikulli paraprakCUNGUN PËR HOXHËN: E NXORA JASHTË, THEU DISIPLINËN
Artikulli tjetër3 DHJETORI, DITA E PERSONAVE ME AFTËSI NDRYSHE