Në ditën ndërkombëtare të muzeumeve në ambientet e shkollës 9 vjeçare “Liria” është zhvilluar një aktivitet i organizuar nga muzeu “Marubi” në formën e një workshop-i ku kanë angazhuar fëmijët e shkollës ku për një ditë ata ta ndjenin veten pjesë e historisë së “Marubit”.

Në këtë rast muzeu organizoi këtë aktivitet me fëmijët e komunitetit rom në Shkolla Liria duke iu ofruar nxënësve të kësaj shkolle mundësinë për tu njohur me fondin e arkivës së Marubit e për të liruar fantazinë e tyre në ndërtimin e një fondali fotografik duke përdorur mjete të tilla si vizatimi, piktura si dhe kolazhi i fotove të arkivës.

Në këtë aktivitet ku duket së fëmijët janë angazhuar dhe dëfryer së tepërmi drejtori i shkollës shpreh falënderimin e tij në oraganizimin e këtij aktiviteti nga muzeu “Marubi” . Pas realizimit të tij, secili nga pjesëmarrësit mund të bëhet ‘fotograf për një ditë’ e nga fotografitë e realizuara, do të ndërtohet një ekspozitë e vogël në ambientet e shkollës.

Artikulli paraprakINAUGUROHET XHAMIA E KRYEBUSHATIT
Artikulli tjetërMUNGESA E SINJALISTIKËS NË ZONËN E RUSIT