Arkivi i Fototekes Kombetare Marubi ne Shkoder, prej disa ditesh ka nisur shpernguljen. Ne kete kuader, Kryeministri Rama ne nje postim ne rrjetet sociale, shprehet krenar per kete investim te qeverise shqiptare.
Rama shkruan: “Shumë i lumtur që për pak ditë thesari i dinastisë së Marubëve do të futet në Muzeun më të ri Kombëtar, në Shkodër . Pas shumë vitesh rrugëve të braktisjes në mëshirën e fatit, ky thesar i paçmueshëm jo vetëm i kulturës tonë kombëtare, po i vetë qytetërimit europian, do të konservohet dhe ekspozohet për publikun në kushtet më optimale. Krenar për këtë kontribut të rëndësishëm të qeverisë në shpëtimin e thesarit të Marubëve! Faleminderit nga zemra atij grushti njerezish në Shkodër, të cilët me pasionin e dashurisë për kulturën dhe me besnikëri të madhe ndaj punës, në kushtet më të mjera dhe pa asnjë mbështetje, e ruajtën thesarin nga rreziku real i shkatërrimit përfundimtar. Muzeu Kombëtar Marubi do të çelet në Ditën e Europës.