DREJTORI LUÇIAN BEDENI: PRITET QË TE SJËLLË NJË ZHVILLIM TË MADH. Punimet për ndërtesën e re ku do të zhvendoset fototeka kombëtare “Marubi” po ecin me ritme të shpejta. Drejtori Luçian Bedeni thotë se tashmë është sheshuar nga objektet e ndryshme vendi për t’i hapur rrugë kështu punimeve të mëtejshme.
Edhe në mjediset aktuale të fototekës numri i vizitorëve të huaj është i kënaqshëm ndërsa sezonin e ardhshëm me zhvendosjen e fototekës në ndërtesën e re pritet që te jetë një pikë kthese jo vetëm për Shkodrën. Përveç fokusimit tek ndërtesa e re, shumë shpejt në muajt pasardhës pritet që fototeka kombëtare “Marubi” të përfaqësohet në disa aktivitete prestigjoze përsa i përket fotografisë.