Kolë Idromeno dhe Muzeu “Marubi” janë dy emra që që sa herë përmenden, çdo ditë e më shumë të kujtojnë njëri-tjetrin.
Nisi me ekspozitën “Dy rrugët”, por lidhja e tyre bëhet më e fortë nga aktivitetet e përditshme që organizohen duke informuar publikun mbi të veçantën e artit të atij që është cilësuar si “Mikelanxhelo Shqiptar”. Në takimin e radhës të ciklit “Marubi Talks”, u diskutua mbi arkitekturën e Idromenos. Ndërtesat, pedonalet, tavanët e kishave, shtëpitë karakteristike shkodrane jane vetëm disa prej vepra të Kolës, të cilët i analizoi Inxhinieri Skënder Luzati.
Edhe pse prej shumë vitesh jeton dhe vepron jashtë vendit, Luzati thotë se Idromeno është gjithmonë një mundësi i mirë për t’u krenuar me të. Përveç këtij takimi informues, Skender Luzati ka botuar edhe dy libra. I pari kushtuar Kolë Idromenos, ndërsa i dyti me titull “Qyteti i Shkodrës, urbanistika dhe arkitektura gjatë rilindjes e pavarësisë kombëtare”