Problematikat nuk marrin fund asnjëherë në Universitetin e Shkodrës. Kësaj radhe goditja ka mbërritur nga Institucioni me i lartë i arsimit në vendit, ministria e Arsimit, e cila ka kthyer mbrapsht, Universitetin e Shkodrës për gabime të shumta në statutin e këtij institucioni.

Në shkresën zyrtare qe mban datën e 23 nëntorit, Ministria e Arsimit, i ka kërkuar urgjentisht Rektorit Adem Bekteshi që të marrë masa dhe të korigjojë gabimet deri diku trashanike të statutit të këtij universiteti. Në shkresën Drejtuar Rektorit Bekteshi, bëhet me dije se Ministria e Arsimit ka kërkuar që të ndryshohen rreth 25 pika në këtë draft statut që i është derguar ministrisë për miratim.

Për më teper Statuti eshte miratuar nga Senati dhe derguar ne ministri, megjithese Bordi i Administrimit e kishte kthyer po ashtu per shkelje te renda, pavaresisht kesaj Rektori njekohesisht Kryetar i Senatit e kishte derguar ne menyre te paligjshme ne ministri per miratim”, thanë kēta burime.

Mesa duket në Universitetin e Shkodrës problemet janë të mëdha edhe ne koordinimin mes senatit dhe bordit të administrimit, ndërkohe që në lidhje më këtë ceshtje pritet që të këtë një mbledhje urgjente të senatit të universitit të Shkodrës ne ditet e para të muajit dhjetor .

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR “VISHET” PORTOKALLI
Artikulli tjetërNGJARJE E PAZAKONTË NË SHKODËR!